Takimi i Kërkimit Ekonomik për Evropën Juglindore

Takimi i Kërkimit Ekonomik për Evropën Juglindore organizohet nga Departamenti i Kërkimeve të Bankës së Shqipërisë. Ky takim i përvitshëm ofron një platformë për paraqitjen dhe diskutimin e punimeve shkencore të kërkuesve të Bankës së Shqipërisë, të bankave qendrore të rajonit e më gjerë, por edhe të institucioneve akademike dhe financiare vendase dhe të huaja. Aktiviteti zhvillohet përgjithësisht javën e parë të muajit dhjetor. Mbahet në gjuhën angleze dhe zgjat dy ditë. Ky workshop është i hapur për aplikime ndaj të gjitha palëve të interesit.

Data Workshop/ Takimi Temat Informacione të mëtejshme Aplikimi
4 dhe 5 dhjetor 2023 Takimi i 17-të i Kërkimeve Ekonomike në Evropën Juglindore   Mbyllur
5 dhe 6 dhjetor 2022 Takimi i 16-të i Kërkimeve Ekonomike në Evropën Juglindore   Mbyllur
6 dhe 7 dhjetor 2021 Takimi i 15-të i Kërkimeve Ekonomike në Evropën Juglindore
  • Monedhat dixhitale të bankave qendrore, rreziqet dhe mundësitë e revolucionit financiar;
  • Shqetësimet mjedisore, modelimi dhe zhvillimet makrofinancuese.
  • Covid-19: efektet afatshkurtra dhe afatgjata, sfidat dhe politikat e bankave qendrore;
  • Të dhënat e mëdha, mësimi i makinerive dhe inteligjenca artificiale për politikat e bankave qendrore;
  • Evoluimi i stabilitetit monetar dhe financiar si mjete të dobishme për në kohë goditjesh;
  • Edukimi financiar dhe rreziku, implikimet për institucionet financiare dhe rregulloret;
  • Dobësitë financiare të familjeve dhe qëndrueshmëria gjatë dhe pas krizës pandemike.
Mbyllur
10 dhe 11 dhjetor 2020 Takimi i 14-të i Kërkimeve Ekonomike në Evropën Juglindore   Mbyllur
5 dhe 6 dhjetor 2019 Takimi i 13-të i Kërkimeve Ekonomike në Evropën Juglindore
  • Çfarë po nxit zhvillimet në kursin e këmbimit dhe implikimet e tyre në stabilitetin e çmimeve dhe atë financiar;
  • Aspektet teorike dhe empirike të mekanizmit të transmetimit dhe politikës makroprudenciale;
  • Dinamikat në inovacionin financiar dhe implikimet për bankat qendrore;
  • Modelet makroekonomike për analizën dhe parashikimet e politikave;
  • Pengesat tregtare, barrierat tregtare dhe flukset globale të kapitalit;
  • Përfshirja e sjelljes së individëve dhe firmave në analizën e stabilitetit financiar dhe monetar;
  • Teknologjitë e reja, sjelljet me risk dhe mbikëqyrja bankare.
Mbyllur
6 dhe 7 dhjetor 2018 Takimi i 12-të i Kërkimeve Ekonomike në Evropën Juglindore
  • Euroizimi, zhvillimet në kursin e këmbimit dhe implikimet e tyre lidhur me stabilitetin financiar dhe atë të çmimeve;
  • Aspekte teorike dhe empirike të politikës monetare dhe politika makroprudenciale;
  • Inovacioni financiar, dinamikat dhe implikimet e pasigurisë lidhur me politikën monetare dhe mbikëqyrjen bankare;
  • Modele makroekonomike për analizën e politikave dhe parashikimet;
  • Flukset globale të kapitalit, financimi dhe stabiliteti i qëndrueshëm;
  • Tregu i punës, produktiviteti dhe pagat reale, pas krizës financiare.
  • Analiza e rrezikut dhe mjetet për menaxhimin e rrezikut në sektorin financiar.
Mbyllur
4-5 dhjetor 2017 Takimi i 11-të i Kërkimeve Ekonomike në Evropën Juglindore
  • Aspektet teorike e empirike të fenomeneve dhe politikës monetare;
  • Konkurrenca, mbikëqyrja bankare dhe stabiliteti financiar;
  • Infrastruktura e tregut financiar, dinamika dhe pasiguria;
  • Koordinimi i politikave makro-prudenciale dhe atyre monetare;
  • Aspekte teorike e empirike të tregtisë dhe financave ndërkombëtare;
  • Dinamikat e kursit të këmbimit dhe pasojat e tyre për çmimet dhe stabilitetin financiar;
  • Modelimi ekonomik si një aspekt i rëndësishëm i vendimmarrjes së bankës qendrore.
Mbyllur
1-2 dhjetor 2016 Takimi i 10-të i Kërkimeve Ekonomike në Evropën Juglindore

Përfshirja e politikës monetare dhe tronditjeve financiare dhe trendeve në modelim dhe analizë politikash

Mbyllur
3-4 dhjetor 2015 Takimi i 9-të i Kërkimeve Ekonomike në Evropën Juglindore

Rikonceptimi i politikave ekonomike dhe metodologjive të bankave qendrore

Mbyllur
3-4 dhjetor 2014 Takimi i 8-të i Kërkimeve Ekonomike në Evropën Juglindore

Bankat globale dhe transmetimi ndërkombëtar i goditjeve

Mbyllur
4-5 dhjetor 2013 Takimi i 7-të i Kërkimeve Ekonomike në Evropën Juglindore
  • Çështjet aktuale financiare dhe zhvillimet në sektorin bankar;
  • Treguesit makroekonomikë, zhvillimet fiskale dhe roli i vendimmarrjes;
  • Modelimi dhe parashikimi i çmimeve, kurset e këmbimit dhe variablat e tjerë ekonomikë;
  • Sondazhet publike dhe zhvillimet e fundit në ekonominë e Shqipërisë dhe rajonit.
Mbyllur
19-20 nëntor 2012 Takimi i 6-të i Kërkimeve Ekonomike në Evropën Juglindore
  • Vendet e CESEE përballë krizës globale;
  • Çështjet e stabilitetit makroekonomik dhe financiar;
  • Çështjet e bilancit tregtar dhe të kursit të këmbimit;
  • Politika monetare dhe integrimi ekonomik.
Mbyllur
10-11 nëntor 2011 Takimi i 5-të i Kërkimeve Ekonomike në Evropën Juglindore
  • Financat publike në Evropën Juglindore - Sfidat;
  • Pasiguria ekonomike - Burimet dhe mjetet juridike;
  • Mekanizmat e caktimit të çmimeve, produktiviteti dhe tregtia në EJL;
  • Sistemet financiare dhe treguesit në EJL - Roli i bankave qendrore;
  • Stabiliteti financiar, stabiliteti i çmimeve dhe aktiviteti real - Roli i bankave qendrore.
Mbyllur
18-19 nëntor 2010 Takimi i 4-t i Kërkimeve Ekonomike në Evropën Juglindore
  • Kriza globale dhe makroekonomike  e EJL dhe sektorët financiarë;
  • Mundësitë e reja për politikën ekonomike;
  • Rregullimi i disbalancimeve të brendshme dhe të jashtme.
Mbyllur
19-21 nëntor 2009 Takimi i 3-të i Kërkimeve Ekonomike në Evropën Juglindore
  • Stabiliteti ekonomik dhe financiar;
  • Bankat dhe financat;
  • Disbalancat e jashtme dhe të brendshme.
Mbyllur
13-14 nëntor 2008 Takimi i 2-të i Kërkimeve Ekonomike në Evropën Juglindore
  • Çështjet e politikës monetare;
  • Çështjet e kursit të këmbimit;
  • Çështjet e sistemit bankar;
  • Çështjet e makromodelimit;
  • Çështjet e rritjes, investimeve dhe remitancave.
Mbyllur
15-16 nëntor 2007 Takimi i 1-rë i Kërkimeve Ekonomike në Evropën Juglindore
  • Çështjet e rritjes dhe integrimit;
  • Çështjet e politikës monetare;
  • Çështjet e tregtisë së jashtme dhe llogarisë rrjedhëse;
  • Çështjet e kursit të këmbimit;
  • Ndërtimi i statistikave ekonomike.
Mbyllur