Seminaret e të Premtes

Ky seminar fton nëpunësit e Bankës së Shqipërisë, kërkuesit e sferës akademike dhe të institucioneve të tjera financiare, kërkimore dhe shkencore, vendas dhe te huaj, të prezantojnë dhe diskutojnë me njëri-tjetrin punët e tyre kërkimore, teorike dhe empirike.

Hapësira kohore që zë një seminar është 60-90 minuta dhe koha e vënë në dispozicion të çdo autori, për prezantimin e materialit është rreth 30-40 minuta. Pjesa tjetër shfrytëzohet për pyetje dhe komente mbi materialin e prezantuar.