Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Materiale Studimore
Transparenca është bërë një nga shtyllat institucionale më të
rëndësishëm të politikës monetare, së cilës Banka e Shqipërisë i ka
kushtuar një vëmendje gjithmonë në rritje. Ky material synon të japë
një matje sasiore të transparencës së Bankës së Shqipërisë, duke e
krahasuar atë me bankat qendrore të vendeve të zhvilluara. Gjithashtu,
materiali ofron edhe një përpjekje për të vlerësuar dimensionin real
të transparencës, shkallën e të kuptuarit të publikut.