Vlerësimi i performancës parashikuese: Pasiguritë në parashikimin e inflacionit

Authori: Evelina Çeliku, Gent Hashorva
Data e prodhimit: 07.08.2012
Data e shtypjes: 07.08.2012
Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Materiale Studimore
Ky studim ka për qëllim të paraqesë zhvillimet në procesin parashikues të inflacionit gjatë periudhës 2007-2010 dhe përfshirjen e tyre në vendimmarrjen e politikës monetare në Bankën e Shqipërisë. Historia e parashikimit në Bankën e Shqipërisë (BSH) konsiderohet ende e re, krahasuar me përvoja më të hershme në këtë fushë. Megjithatë, ky proces ka arritur një fazë pjekurie, krahasuar me punën parashikuese në institucione të tjera të vendit si edhe në rajon. Krahas përvojës së re e në zhvillim, baza e informacionit në sasi, cilësi dhe në kohë të hershme mbetet faktor vendimtar në procesin parashikues.