Raporti Vjetor 2022

Raporti Vjetor 2022
Authori: Banka e Shqipërisë
Data e prodhimit: 06.07.2023
Data e shtypjes: 06.07.2023
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti Vjetor
Raporti vjetor përbën një detyrim ligjor të Bankës së Shqipërisë, me anë të të cilit realizohet llogaridhënia para Kuvendit të Shqipërisë dhe komunikimi me sistemin financiar, mediat dhe publikun. Ai përbën dokumentin më të rëndësishëm që, në mënyrë transparente, informon Kuvendin mbi vendimmarrjen e Këshillit Mbikëqyrës dhe veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë, në përmbushje të objektivave të saj institucionalë, monetarë, operacionalë dhe zhvillimorë. Pjesë përbërëse e Raportit Vjetor janë edhe pasqyrat financiare të Bankës së Shqipërisë, së bashku me opinionin e auditorit të jashtëm. Botohet në gjuhët shqipe dhe angleze, një herë në vit.