Të tjera

 

Banka Qendrore Evropiane; Eurosistemi; Sistemi Evropian i Bankave Qendrore
Banka Qendrore Evropiane; Eurosistemi; Sistemi Evropian i Bankave Qendrore
Kjo broshurë e përbërë prej 36 faqesh i paraqet lexuesit një panoramë të përgjithshme të bankingut qendror në Bashkimin Evropian. Përmbajtja: 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian; 2. Struktura dhe detyra; 3. Politika monetare; 4. Sistemi TARGET 2; 5. Kartëmonedhat dhe monedhat euro; 6. Mbikëqyrja bankare. Fjalorth.

"Vlera e Vërtetë e Parasë" Vlorë, 2008
"Vlera e Vërtetë e Parasë" Vlorë, 2008
"Vlera e Vërtetë e Parasë" Vlorë, 2008 është një broshurë dedikuar gjithë aktivitetit edukues të Bankës së Shqipërisë në Vlorë dhe veçanërisht konkursit të nxënësve të shkollave të mesme të këtij rrethi, mbi njohuritë për politikën monetare. E mbështetur në kronologjinë e takimeve dhe bisedave të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, si edhe të takimeve të specialistëve të Bankës me nxënës e mësues të këtij rrethi, broshura ka një ritëm të brendshëm i cili e bën të jetë dinamike. Ajo gjithashtu, është e pajisur me një shtojcë në të cilën shpjegohen me detaje dhe shembuj konkretë llojet e pyetjeve në konkurs, duke shërbyer në këtë mënyrë edhe për informimin e pjesëmarrësve të ardhshëm në këtë aktivitet.

"Vlera e Vërtetë e Parasë"
"Vlera e Vërtetë e Parasë"
Kjo broshurë është shkruar për të gjithë nxënësit që duan të njihen apo të marrin pjesë në konkursin e përvitshëm të Bankës së Shqipërisë për shkollat e mesme, "Vlera e Vërtetë e Parasë". Ajo është gjithashtu e dobishme për mësuesit e lëndës së ekonomisë, që për çdo vit shoqërojnë nxënësit e tyre në konkurs, në rolin e udhëheqësve të skuadrës. Broshura, në mënyrë shumë të përmbledhur, i njeh lexuesit me konkursin "Vlera e Vërtetë e Parasë". Me atë çka përfaqëson ky aktivitet, përse Banka e Shqipërisë e ka ideuar dhe e organizon atë, llojin e pyetjeve të konkursit, të shoqëruara me shembuj konkretë dhe sigurisht, foto të konkurseve të kaluara dhe pjesëmarrësve të tyre, të cilët tashmë janë miqtë më të rinj të Bankës së Shqipërisë.

Banka Qendrore Evropiane
Banka Qendrore Evropiane
Ky botim synon të njohë publikun me objektivat, strategjitë dhe instrumentet e përdorura prej Bankës Qendrore Evropiane për arritjen e synimeve të saj.

Bankat qendrore të rajonit
Bankat qendrore të rajonit
Kjo broshurë synon të japë një panoramë të përgjithshme të asaj çka bën një bankë qendrore, nëpërmjet një rrëfimi copëzash të historisë së bankave të rajonit tonë.

101 terma nga bankingu qendror
101 terma nga bankingu qendror

Jo rrallë herë dëgjojmë të flitet për “paranë”, për “monedhën” dhe për “emisionin e monedhës” apo për “çmimet” dhe për “inflacionin” e të tjerë terma si këta, por jo gjithmonë jemi të qartë për mekanizmin që vepron brenda një banke qendrore dhe një ekonomie në tërësi dhe që i jep kuptimin praktik këtyre termave.

Për këtë arsye ju vjen në ndihmë fjalorthi prej rreth 100 fjalësh dhe shprehjesh, i cili përpiqet të shpjegojë disa nga termat e rëndësishëm duke vendosur lidhjet që ata kanë me funksionet e një banke qendrore. Në pjesën më të madhe të termave është sjellë si shembull Banka e Shqipërisë.