Udhëzim 1/2022 ''Për kriteret për përcaktimin e shumës monetare minimale të siguracionit të dëmshpërblimit profesional ose të garancive të tjera të krahasueshme''
Objekt i këtij udhëzimi është përcaktimi i kritereve dhe treguesve, si dhe i formulës së përllogaritjes, për përcaktimin e shumës monetare minimale të siguracionit të dëmshpërblimit profesional ose të garancive të tjera të krahasueshme që duhet të mbahet nga:
a) subjektet që aplikojnë për licencim dhe subjektet e licencuara për të ofruar shërbime pagesash sipas pikës 7 (shërbimin e inicimit të pagesës) të Aneksit 1 të ligjit nr. 55/2020 “Për shërbimet e pagesave”;
b) subjektet që aplikojnë për regjistrim dhe subjektet e regjistruara për të ofruar shërbime pagesash sipas pikës 8 (shërbimin e informimit të llogarisë) të Aneksit 1 të ligjit nr. 55/2020 “Për shërbimet e pagesave”; dhe
c) subjektet që aplikojnë për licencim dhe subjektet e licencuara për të ofruar shërbime pagesash sipas pikave 7 dhe 8 të Aneksit 1 të ligjit nr. 55/2020 “Për shërbimet e pagesave”.
Përmbajtja |
---|
Tabela
[29.62 KB]
|