Raportet e vlerësimeve

Për çështjet e parandalimit të pastrimit të parave, Shqipëria vlerësohet nga Komiteti Moneyval. Ky komitet është një organ i përhershëm monitorues i Këshillit të Evropës për të vlerësuar pajtueshmërinë me standardet kryesore ndërkombëtare për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit dhe efektivitetin e zbatimit të tyre. Komiteti harton dhe rekomandime për autoritetet kombëtare në lidhje me përmirësimet e nevojshme.

Aktualisht, Shqipëria është në raundin e pestë të vlerësimit nga ky komitet.