Rregulloret e licencimit

Banka e Shqipërisë miraton rregullore të cilat përcaktojnë kushtet, kërkesat, afatet, dokumentacionin dhe procedurat për licencimin, miratimin e veprimtarive shtesë, detyrimet për njoftim në Bankën e Shqipërisë, dhënien e miratimeve paraprake gjatë ushtrimit të veprimtarisë si dhe riorganizimin juridik të subjekteve të licencuara dhe të mbikëqyrura prej saj.

Për secilën rregullore, ju do të gjeni vendimin për miratimin e saj, vendimet pasuese për ndryshime të rregullores ndër vite (nëse ka), si dhe një version të integruar i cili pasqyron edhe këto ndryshime.

Më poshtë do të gjeni listën e rregulloreve të licencimit të miratuara nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.