Baza Rregullative
- Rregullore 44/2009 "Për parandalimin e Pastrimit te Parave dhe financimin e terrorizmit", e ndryshuar
- Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave
UDHËZUES
SANKSIONET FINANCIARE NË LIDHJE ME TERRORIZMIN, FINANCIMIN E TERRORIZMIT DHE FINANCIMIN E PËRHAPJES SË ARMËVE TË SHKATËRRIMIT NË MASË.
Financimi i terrorizmit – Qëllimi kryesor i terrorizmit është që nëpërmjet akteve të dhunshme, të ndikojë në vendimmarrjen dhe sjelljen e qeverive, organizatave ndërkombëtare dhe shoqërive në përgjithësi. Një nga faktorët kryesor që e mundëson këtë fenomen, është financimi i tij nëpërmjet burimeve të ligjshme apo të jashtëligjshme.
Financimi i armëve të shkatërrimit në masë – Financimi i armëve të shkatërrimit në masë përfshin ofrimin e fondeve apo shërbimeve financiare në funksion të prodhimit, zhvillimit, blerjes, transferimit dhe eksportit të teknologjisë, mallrave, programeve, shërbimeve apo ekspertizës që mund të përdoret për programet e armëve nukleare, kimike apo biologjike, të cilat paraqesin rrezik për sigurinë globale.
Forcimi i kapaciteteve parandaluese të bankave dhe institucioneve financiare, për legjislacionin PPP/FT dhe financimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë synon të privojë personat dhe subjektet që përfshihen në aktivitete të tilla, nga fondet dhe pasuritë që mundësojnë ndërmarrjen e akteve terroriste ose krijimin dhe përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë, të cilat cënojnë sigurinë në nivel kombëtar dhe global.
Në hapësirën si dhe lidhjen (“link”) më poshtë është udhëzuesi, i hartuar nga Autoriteti Përgjegjës (AIF), i cili synon të rrisë më tej nivelin e njohurive të subjekteve të ligjit PPP/FT, të përfshira në zbatimin e rezolutave ndërkombëtare të OKB, si dhe për identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve në këtë fushë.
Zbatimi efektiv i këtyre sanksioneve synon të pengojë qasjen e personave dhe subjekteve të shpallura në burime ekonomiko-financiare, të cilat mund të përdoren për financimin e terrorizmit ose për përhapjen e armëve të dëmtimit në masë. Sanksionet financiare dhe masat shtrënguese në fuqi janë të detyrueshme për të gjithë personat dhe subjektet që veprojnë nën juridiksionin e një shteti të caktuar.
Udhëzuesi “Sanksionet financiare të lidhura me terrorizmin, financimin e terrorizmit dhe financimin e përhapjes së armëve të dëmtimit në masë” paraqet në mënyrë të detajuar llojet e sanksioneve financiare, detyrimet e subjekteve raportuese, fondet dhe pasuritë që i nënshtrohen ngrirjes, masat parandaluese, procedurat e raportimit në AIF, etj. Ai është i publikuar edhe në faqen zyrtare të AIF.

Linkedin
X
Facebook
Instagram
YouTube
Flickr
RSS
Regjistrim
Kontakte
Përshtypje