Raporti i Kredimarrësit

Raporti i Kredimarrësit është një dokument i gjeneruar nga Regjistri i Kredive, me informacion mbi historinë kreditore të çdo kredimarrësi. Çdo individ dhe subjekt tregtar ka të drejtën të pajiset me këtë raport.

 

Banka e Shqipërisë është autoriteti i vetëm i cili mund të lëshojë një dokument zyrtar për Raportin e Kredimarrësit.

Raporti i Kredimarrësit lëshohet mbi bazën e kërkesës së paraqitur me shkrim pranë Bankës së Shqipërisë.

! Të dhënat që raportohen në Regjistrin e Kredive qëndrojnë deri në 5 vjet pas shlyerjes së kredisë ose nxjerrjes së saj jashtë bilancit të bankës ku është marrë kredia.

Si të marr Raportin e Kredimarrësit

  1. Plotëso Formularin i kërkesës për Raportin e Kredimarrësit
  2. Bëj pagesën sipas udhëzimeve për kryerjen e pagesës për Raportin e Kredimarrësit
  3. Dorëzo kërkesën dhe mandatpagesën pranë Bankës së Shqipërisë (në zyrat e saj qendrore ose në degët e saj) të shoqëruar me fotokopje të dy dokumenteve identifikimi, nga të cilat njëra duhet të përmbajë atësinë (psh. certifikatë familjare ose personale të nxjerrë nga E-Albania).

!Nëse kërkesa dorëzohet nga një person i autorizuar nga kërkuesi i Raportit të Kredimarrësit, atëherë përveç dokumenteve të përcaktuara në pikën më lart, nevojitet të dorëzohet edhe një prokurë për personin e autorizuar, si dhe një kopje e dokumentit të identifikimit të këtij të fundit.

  1. Plotëso Formularin i kërkesës për Raportin e Kredimarrësit
  2. Bëj pagesën sipas udhëzimeve për kryerjen e pagesës për Raportin e Kredimarrësit
  3. Dorëzo kërkesën dhe mandatpagesën pranë Bankës së Shqipërisë (në zyrat e saj qendrore ose në degët e saj) të shoqëruar me kopje të "Ekstraktit Historik të Regjistrit Tregtar" të printuar nga portali i shërbimeve qeveritare E-Albania ose origjinalin e lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Ekstrakti duhet të shoqërohet me një kopje të dokumentit të identifikimit të përfaqësuesit ligjor/administratorit të subjektit tregtar që paraqet kërkesën.

!Nëse kërkesa dorëzohet nga një person i autorizuar nga kërkuesi i Raportit të Kredimarrësit, atëherë përveç dokumenteve të përcaktuara në pikën më lart, nevojitet të dorëzohet edhe një prokurë për personin e autorizuar, ose autorizim i posatcëm i lëshuar nga subjekti i të dhënave për personin e autorizuar si dhe një kopje e dokumentit të identifikimit të këtij të fundit.

Rishikimi i të dhënave në Regjistrin e Kredive

Në rastet kur kredimarrësit kanë pretendime mbi të dhënat e raportuara për ta në Regjistrin e Kredive, plotësojnë formularin e kërkesës për rishikimin e të dhënave. Kërkesa për rishikimin e të dhënave, do të konsiderohet e pranuar nga Banka e Shqipërisë, duke dorëzuar të njëjtat dokumente identifikimi si në rastin e kërkesës.

Për të vizituar faqen e vjetër të internetit, klikoni këtu