Raporti Vjetor

Raporti Vjetor

Raporti Vjetor i Bankës së Shqipërisë përmban një analizë të veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë gjatë një viti. Ai evidenton punën dhe arritjet e institucionit për përmbushjen e strategjisë së zhvillimit afatmesëm të tij.

Raporti prezantohet në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave nga Guvernatori dhe më pas publikohet, në pranverën e vitit pasardhës.

Pjesë përbërëse e Raportit Vjetor janë edhe pasqyrat financiare të Bankës së Shqipërisë, së bashku me opinionin e auditorit të jashtëm.

Botohet në gjuhët shqipe dhe angleze, një herë në vit.