Rregullore 29/2022 ''Për autentifikimin e thelluar të klientit dhe standardet e përbashkëta, të hapura dhe të sigurta të komunikimit''

Tipi: Rregullore
Miratoi: Këshill Mbikëqyrës
Numer: 29
Data: 01.06.2022
Hyn në fuqi: 01.01.2024
Botuar në: Fletore Zyrtare
në datën: 10.06.2022
Kategoria: Mbikëqyrje
Departamenti: Mbikëqyrje Bankare

Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i kërkesave për ofruesit e shërbimeve të pagesave, me qëllim zbatimin e masave të sigurisë për:

  1. zbatimin e procedurës së autentifikimit të thelluar të klientit, në zbatim të nenit 90 të ligjit “Për shërbimet e pagesave”;
  2. përjashtimin nga zbatimi i kërkesave të sigurisë së autentifikimit të thelluar të klientit, bazuar në nivelin e rrezikut, shumën dhe përsëritjen e transaksionit të pagesës, si dhe të kanalit të pagesës të përdorur për ekzekutimin e tij;
  3. mbrojtjen e konfidencialitetit dhe integritetit të kredencialeve të personalizuara të sigurisë së përdoruesve të shërbimeve të pagesave;
  4. vendosjen e standardeve të përbashkëta, të hapura dhe të sigurta të komunikimit ndërmjet ofruesve të ndryshëm të shërbimeve të pagesave, paguesve dhe përfituesve të pagesës, në lidhje me ofrimin dhe përdorimin e shërbimeve të pagesave, në zbatim të Titullit IV të ligjit “Për shërbimet e pagesave”.