Edukimi i financave personale

 

Kartat Bankare
Kartat Bankare
Kartat bankare janë krijuar për të na e bërë më të lehtë përdorimin e fondeve që mund të kemi në një llogari bankare. Nëpërmjet tyre ne mund të tërheqim cash, të kryejmë pagesa apo transferta, duke shmangur rreziqet e shumta që sjell lëvizja me shuma të mëdha parash. Ato janë gjithashtu mjeti më i përshtatshëm e i pranueshëm për të kryer pagesa kur jemi në udhëtim apo për të bërë blerje përmes internetit, kur duam të marrim me qira një makinë, të blejmë një biletë avioni, të rezervojmë një dhomë hoteli etj.

IBAN - Numri Ndërkombëtar i Llogarisë Bankare
IBAN - Numri Ndërkombëtar i Llogarisë Bankare
Numri ndërkombëtar i llogarisë bankare (IBAN) është një standard ndërkombëtar, me anë të të cilit banka identifikon në mënyrë unike çdo llogari bankare të klientëve të saj, me qëllim lehtësimin e procesimit të transfertave. Meqenëse, nga 1 janari 2010, IBAN-i do të jetë i vetmi standard i numrit të llogarisë së një klienti, kjo fletëpalosje jep informacion për strukturën dhe përdorimin e tij.

Përse duhet të keni një buxhet personal?
Përse duhet të keni një buxhet personal?
Buxheti mund të konsiderohet si hapi i parë për të arritur qëllimet tuaja financiare. Ai ju ndihmon të kontrolloni shpenzimet tuaja, duke krijuar mundësi që të shtoni kursimet. Në një farë mënyre buxheti është ndërgjegja juaj financiare. Ai tregon se sa fitoni dhe sa jeni duke shpenzuar.

Borxhi dhe kredia = Një çështje interesi
Borxhi dhe kredia = Një çështje interesi
Borxhi ka ekzistuar që në kohët e mesjetës dhe deri në ditët tona. Ai ka marrë forma të ndryshme duke u zhvilluar në atë që ne e njohim sot me emrin kredi. Kjo broshurë informon publikun mbi format e ndryshme të kredive dhe si mund të aplikohet për një të tillë.

Paraja elektronike: E ardhmja e parasë?
Paraja elektronike: E ardhmja e parasë?
Modernizimi i sistemit bankar ofron mundësi të shumta për mënjanimin e përdorimit të parasë cash. Një prej këtyre mundësive është përdorimi i parasë elektronike. Për të krijuar një ide më të qartë mbi këtë mundësi, Banka e Shqipërisë i ofron të gjithë përdoruesve të cash-it informacion bazë mbi këtë formë të re të parasë, avantazhet, disavantazhet e saj dhe mënyrat e ndryshme të përdorimit

Bankat në epokën e internetit
Bankat në epokën e internetit
Në ditët e sotme, një pjesë e mirë e bankave tregtare ofrojnë forma të ndryshme të internet banking, i njohur ndryshe edhe si online banking ose electronic banking (e-banking). Sfida e kësaj industrie është dizenjimi i këtij kanali të ri për ofrimin e shërbimeve bankare, në mënyrë të thjeshtë e të besueshme për t'u përdorur nga klientët.

Ndërtoni të ardhmen - Planifikoni të ardhurat tuaja
Ndërtoni të ardhmen - Planifikoni të ardhurat tuaja
Ky libër është ideuar dhe shkruar për t'i ardhur në ndihmë publikut të gjerë në organizimin financiar të jetës së përditshme, në administrimin sa më të mirë të të ardhurave personale si dhe në orientimin drejt mënyrave më të përshtatshme për të shtuar kursimet e tij apo për të rritur fitimet.

Guidë rreth llogarisë tuaj të parë
Guidë rreth llogarisë tuaj të parë
"Një guidë drejt llogarisë tuaj të parë bankare" paraqet në mënyrë të thjeshtë dhe të shkurtër përfitimet e hapjes së një llogarie bankare. Ajo përshkruan llogaritë bankare që ofrojnë aktualisht bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, si dhe procesin e hapjes së një llogarie bankare pranë këtyre bankave. Broshura i përgjigjet disa pyetjeve të rëndësishme me të cilat mund të përballet secili gjatë hapjes së një llogarie bankare apo mirëmbajtjes së saj.

Guida e studentit
Guida e studentit
Kjo broshurë është menduar për ju, nxënësit e shkollave të mesme që aspironi të vazhdoni shkollën e lartë. Ne e shkruam këtë broshurë me qëllim që t'iu japim të gjithë informacionin e nevojshëm për të marrë vendime "të goditura" ekonomike përpara se të filloni universitetin në vitin e ardhshëm. Faqet dhe rreshtat e kësaj broshure, do të shpalosin përpara jush një informacion të përgjithshëm mbi disa nga nocionet dhe instrumentet financiare më të përdorura, si dhe këshilla të thjeshta për miradministrimin e parave.

Tërheqja nga qarkullimi i parave
Tërheqja nga qarkullimi i parave
Banka e Shqipërisë njofton publikun se duke filluar nga data 01.01.2009 do të fillojë tërheqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës të prerjes 100 lekë, emetim i viteve 1993,1994,1996